Lulgjuraj: Të shpëtohet muzeu i Shtjefën Ivezaj (foto)

0

Deputeti i PPS (SNP) Kol Lulgjuraj, do ti dërgojë iniciativë Sekretariatit për Kulturë dhe Sport të Podgoricës për mbrojtjen e etnomuzeut të Tuzit, shkruan gazeta “Vijesti”.

Ky etnomuze, i cili ekziston tash 13 vjet, është pronë e fotografit nga Malësia Shtjefën Ivezaj.

I vendosur në shtëpi të ndërtuar para gjysëm shekulli, muzeu përmban fototekën, përmbledhjen 35.000 e pullave postare nga e gjithë bota, rreth 4000 libra në gjuhë të ndryshme, si dhe sende të vjetra nga periudha të ndryshme historike. Për këtë muze janë filmuar edhe dokumentarë televiziv, emisione dhe kronika nga meidat vendase dhe të huaja.

Lulgjuraj thotë se kryeqyteti duhet ta marrë në mbrojtje këtë muze pasi Ivezaj është pensionist në moshë të thyer dhe e  ka për ditë e më vështirë të kujdeset për të.