Luftime mëngjesin e sotëm në Kumanovë, një polic humb jetën

0

Kanë rifilluar mëngjesin e sotëm luftimet në Kumanovë. Gazetari i portalit Albeu.com nga Kumanova konfirmon se luftimet kanë rifilluar rreth orës 7:15 të mëngjesit ndërsa në orën 7:40 në Spitalin e Kumanovës janë dërguar 2 policë të lënduar dhe një tjetër i cili kishte ndërruar jetë nga plagët e marra.

Krismat kanë vazhduar deri rreth orës 8:00 ndërsa në këtë momente helikopterët fluturojnë mbi lagjen shqiptare.

Mes banorëve të Kumanovës, mbizotëron panik i madh dhe pasiguri.