Lopët e humbura gjenden afër kufirit me Shqipërinë

0

Hajdutët që para tre netëve kishin vjedhur 12 lopët e blegtorit Haxhi Ardoliq nga Zogaj, i kanë braktisur ato në afërsi të kufirit dhe janë larguar për në Shqipëri, shkruan “Vijesti”.

Pas një kërkimi intenziv, gjatë të cilit është përdorur edhe aeroplani, lopët janë gjetur të braktisura pranë fshatit Rec, prej nga hajdutët sipas të gjitha gjasave do ti kalonin matanë kufirit.

Para dhjetë ditëve Ardoliqit poashtu ju vodh një lopë,  ndërsa komshiu i tij Ramiz Doci, lopën e humbur e gjeti të therur, kurse nga hajdutët asnjë gjurmë.