Londra qyteti më i shtrenjtë në botë

0

Sipas një ankete të bërë nga agjentët globalë të pasurive të paluajtshme Savills, Londra është zyrtarisht qyteti më i shtrenjtë në botë për të jetuar dhe për të punuar. Duke e hedhur Hong Kongun nga vendi i parë si qyteti më i shtrenjtë, Londra është gati dy herë më e shtrenjtë se Sidnei dhe katër herë më e shtrenjtë se Rio de Zhaneiro.

Shkaqet kryesore të kostos së lartë të jetesës në Londër janë rritja e çmimeve të paluajtshmërive dhe forca e paundit britanik.

Lista e 12 qyteteve më të shtrenjta në botë është si më poshtë:

1. Londër
2. Hong Kong
3. Nju Jork
4. Paris
5. Tokio
6. Singapor
7. Moskë
8. Sidnei
9. Dubai
10. Shangai
11. Rio de Zhaneiro
12. Mumbai