Lista serbe i vë kushte qeverisë së Kosovës për Demarkacionin

0

Bojkotimi i sotem ne kuvend nga ana e deputeteve serbe me sa duket ka qene dicka e planifikuar dite me pare. Kreu i Grupit Parlamentar të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, Sllavko Simiç, i ka dërguar ditë më parë deputetëve dhe anëtarëve serbë të Qeverisë së Kosovës, një letër në të cilën u ka kërkuar që të mos marrin pjesë në procesin për zgjidhjen e problemit të projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi. Sipas burimeve të KosovaPress, deputetet serbe kerkojne nga Qeveria e Kosovës që të përmbushen disa kushte fillimisht. Lista Serbe kërkon shtrirje në 20 lokacione të kompanisë mobile serbe, MTS DOO, si dhe që postin e zëvendësshefit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës ta ketë një person nga komuniteti serb.
Këto janë kërkesat për Qeverinë e Kosovës, që ata të marrin pjesë në seanca dhe mbledhje qeveritare. Nëse Qeveria jep pëlqimin e këtyre kërkesave, atëherë ata do të japin mbështetje të plotë për votimin e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Malit të Zi dhe Kosovës.
Ndersa ne seancen e sotme parlamentare Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, kerkoi shtyrjen e votimit per projektligjin e demarkacionit me Malin e Zi pasi, sipas tij, Lista Serbe, ka kërkuar koncesione.