Ligji i ri për vendosjen e rregullit në financat publike akoma pret rradhën

0

Ligji i ri me të cilin qeveria e Malit të Zi planifikonte të vendoste rregull në financat publike akoma nuk është gati të dalë para deputetëve të Kuvendit.

Ky ligj ka dy vite që përflitet se do të miratohet deri në fund të këtij viti, por me sa duket kjo do të presë akoma. Ai përvec vendosjes së rregullit në ndërmarrjet e themeluara nga qeveria, do të prekë edhe ato në nivel lokal të miratuara nga komunat.

Ligji do të parashikonte që punëtorët dhe udhëheqja të paguhen sipas arritjeve financiare të vetë ndërmarrjeve, me një minimum të caktuar në bisedime me sindikatat.

Me fjalë tjera, ndërmarrjet që punojnë me humbje të theksuara nuk do të kishin mundësi ligjore që ti pagujanë drejtorët apo disa punëtorë me paga të larta sic ndodh rëndom tani, por do tu duhej që ato ti’a përshtasin mundësive financiare të ndërmarrjes. Në anën tjetër, ato ndërmarrje që arrijnë rezultate të mira financiare do të kishin mundësi që punëtorëve të mirë tu paguajnë bonuse.

Kjo do të evitonte mundësinë që disa drejtorë dhe punëtorë të ndërmarrjeve publike, qoftë shtetërore qoftë lokale dhe që punojnë me humbje, të kenë paga të larta njësoj si ata që punojnë me fitim.

Edhe pse ligji në parim është shumë në rregull, fakti që dalja e tij për miratim në Kuvend po shtyhet përditë, tregon se pengesa kryesore nuk është ligji por mosgatishmëria e qeverisë për të vendosur rregull në financat e veta.

Duke pasur parasysh që shumica e drejtorëve dhe stafit drejtues janë nga partitë e mëdha në pushtet, është e qartë se ato nuk do të ishin të kënaqur me uljen e pagave në nivele të arsyeshme.

Kjo vlen edhe për ndërmarrjet lokale që qeverisen nga pozita apo opozita, zyrtarët e të cilëve shpeshherë kanë rroga disa herë më të larta se mesatarja, kurse vetë ndërmarrjet janë të zhytura në borxhe.