Ligjëratë për dhunën tek minorenët

0

Punonjësit e policisë së Ulqinit në bashkëpunim me gjykatën, Shtëpinë e shëndetit dhe Qendren për punë sociale, në muajin dhjetorë organizuan ligjëratë mbi dhunën tek moshat e mitura për nxënësit e shkollave fillore “Marshall Tito” dhe “Boshko Strugar”.

Ligjërata me titull “Sjellja e patolerueshme e minorenëve”  është organizuar në kuadër të aksionit “Parandalimi i delikuencës minorene” me qëllim edukimin e nxënësve  mbi pasojat e veseve dhe sjelljeve te këqija.

Zëvendësi i shefit të komesariatit të policisë në Ulqin Radmillo Smoloviq, tha se policia në bashkëpunim me institucionet shtetërore është e motivuar të punojë në parandalimin e delikuences tek të miturit.