Kuvendi vazhdon të hënen

0

Seanca e Kuvendit të Komunës së Ulqinit përfundoi në ora 21 por, për shkak të mungesës së kuorumit, pa vendime konkrete lidhur me pikat e rendit të ditës.
Seanca do të vazhdoj të hënen në ora 13 kur do të vendoset lidhur me hipotekën për kredinë me vlerë 1.2 milion eur nga Atlas Banka për shlyerjen e pagave të punonjësve të Komunës dhe ndërmarrjeve të themeluara prej saj, si dhe lidhur me tenderin për shitjen e tokës ndërtimore në Pinjesh.
Senacën e karakterizuan diskutime nga disa pjesëtarë të opozitës, sidomos nga radhët e UDSHsë, lidhur me mënyrën e shpenzimit të mjeteve nga kredia si dhe pronën e paraparë për hipotekë.
Kryetari i Forcës së Re Demokratike Nazif Cungu theksoi që, arsya që për këtë kredi duhet të vendosen në hipotekë një numër kaqë i madhë i parcelave të vogëla është fakti që Komuna e Ulqinit nuk disponon me prona më të mëdha, pasi që gjatë periudhës 2009 pëefaqësuesit e Komunës nuk kanë vepruar sipas Ligjit mbi pronën shtetërore dhe nuk kanë identifikuar dhe mrojtur pronën e Komunës që ka rezultuar në humbje të mëdha.