Kuvendi të premten – vendoset për kredinë

0

Sot në mbledhjen e Kolegjiumit të Kryetarit të Kuvendit të Komunës së Ulqinit u vendos që seanca e radhës e kuvendit të mbahet më 07.11.2014.

Në këtë seancë pritet të vendoset lidhur me hipotekën për kredinë nga Atlas Banka për shlyerjen e pagave të punonjësve të Komunës dhe ndërmarrjeve të themeluara prej saj, si dhe lidhur me tenderin për shitjen e tokës ndërtimore në Pinjesh. Të ardhurat nga shitja e tokës do të përdoren për realizimin e reformave strukturore, hapjen e vendeve të reja të punës, investime në infrastrukturë dhe investime të tjera kapitale me rëndësi për zhvillimin lokal.

Seanca e të premtes do të fillojë në ora 11:00.