Kuvendi Komunal: Sot diskutohet rebalanci i buxhetit

0

Për sot është paraparë vazhdimi i mbledhjes së Kuvendit Komunal, ku pika kryesore do të jetë rebalanci i buxhetit.

Pasi të shtunën u votua për miratimin e hipotekës e cila ishte kusht për marrjen e kredisë, sot priten debate të ashpra në lidhje me rebalancin e buxhetit për vitin aktual.

Akoma nuk dihet qëndrimi i saktë i klubeve në lidhje me këtë pikë, por diskutimet e nxehta priten të jenë kryesisht rreth shpenzimeve të kabinetit, për të cilat kryetari shpesh është kritikuar nëpër media.