Kuvendi Komunal: Miratohet vendimi për financim të përkohshëm

0

Mbrëmë është mbajtur mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal në të cilën u miratua vendimi për financim të përkohshëm.

Pas debateve dhe barcaletave  të shumta, që kryesisht nuk kishin lidhje me rendin e ditës,  shumica e këshilltarëve votuan për miratimin e këtij vendimi. Në tre muajt e ardhshëm duhet të miratohet vendimi për buxhetin e vitit 2016, përndryshe vendoset administrimi i detyruar.

Pushteti aktual tashmë nuk ka as shumicën, pasi URA ka dalë edhe zyrtarisht nga koalicioni dhe në ditët në vijim priten dorëheqjet e zyrtarëve të kësaj partie nga qeverisja lokale.