Kuvendi Komunal: Mbledhja e rradhës javën e ardhshme

0

Seanca e rradhës e Kuvendit Komunal do të mbahet javën e ardhshme mëson portali lajm.me.

Në mbledhjet e kolegjiumit të Kuvendit të mbajtura dje dhe sot, janë miratuar disa pika të rëndësishme për rend të ditës.

Ndër to më e rëndësishmja është rebalanci i buxhetit për vitin aktual, pa të cilin nuk është e mundshme marrja e kredisë me vlerë prej 4.25 milion euro për nevojat e Komunës.

Gjithashtu pikë tjetër me rëndësi do të jetë edhe miratimi i hipotekave për marrjen e kësaj kredie.