Kuvendi Komunal: Arsyetime komike për shpenzimet e kryetarit Gjeka

0

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal, në mes shumë diskutimeve interesante vlen të përmendet debati në mes kryetarit të Kuvendit Fuad
Haxhibeti, dhe këshilltarëve të PD-së Haxhi Sulejmani.

Pas fjalës së Haxhibetit, ku numëroi shpenzimet tashmë të njohura të kryetarit Gjeka, këshilltari Sulejmani doli në mbrojtje të kryetarit duke thënë se tejkalimi i shpenzimeve nuk mund të parashikohej me buxhet për shkak të vizitave të presidentit Nishani, kryeministrit Edi
Rama e Hashim Thaci, dhe binjakëzimit me Decanin.

Sipas, kësaj del se vizita e tyre paska kushtuar mbi 150.000 euro për vitin 2015, kurse për ato 150.000 tjera për 2014 nuk u tha gjë.
Këto arsyetime qesharake, kur dihet se shpenzimet për to janë në pikat e caktuara të cilat janë të kuptueshme edhe kur tejkalohen, vetëm sa
dëmtojnë edhe më tepër besimit pothuajse inekzistent të qytetarëve në institucionet e Komunës. Sot secili shpenzim pasohet me fakturat përkatëse, dhe dihet se cka është shpenzuar për mikpritjen e burrave të shtetit, dhe cka ka shkuar për shpenzimet e “ahengjeve” të Komunës sonë.

Shpenzimet e kryetarit Gjeka mund të shihen në tabelën më poshtë, dhe nuk përbëjnë shumën totale të shpenzimeve të tepruara të
institucioneve komunale.
Sipas informatave që disponojmë, nëpër shkafe ndodhen faktura të ndryshme të pa evidentuara, të cilat presin momentin e fundit që tu lihen në shpatulla atyre që do vinë më pas, sic ka ndodhur rëndom edhe më herët në Komunën tonë.

Tabela3322