Kuvendi i Kosovës kujton nesër personat e zhdukur në luftë

0

Ditën e nesërme, me rastin e 30 gushtit, Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, Kuvendi i Kosovës do të organizojë një tryezë në të cilën do të diskutohet për personat e zhdukur gjatë luftës së Kosovës. Lajmi konfirmohet për mediat nga vet Kuvendi i Kosovës.
Tryeza organizohet nga Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione i Kuvendit të Republikës së Kosovës, si dhe Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Këshilli Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës