Kurban Bajrami: Pritje në Bashkësinë Islame në Ulqin

0

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, këtë të shtunë Bashkësia Islame do të organizojë pritje, ku janë të ftuar drejtuesit e institucioneve private e publike, partive politike dhe personalitete të tjera të qytetit tonë.

Bashkësia Islame gjithashtu bën të ditur se falja e namazit të Bajramit do të fillojë në ora 07:21 në xhamitë e Ulqinit.

Sa i përket institucioneve publike në Ulqin, lajm.me mëson se vetëm dita e hënë, më 06.10.2014, do të jetë pushim.