Kumtesë: Nënshkrimi i Koalicionit FORCA – UDSH

0

Në redaksinë tonë fituam kumtesën e Forcës së Re Demokratike e cila sot ka nënshkruar marrëveshjen me UDSH-në. Dy subjekte të cilët synojnë të jenë grupi faktorizues dhe më më ndikim tek Shqiptarët.

Kumtesën e qesim në tërësi.

Forca e Re Demokratike ka përmbyllur negociatat dhe ka nënshkruar sot marrëveshjen e koalicionit parazgjedhor me Unionin Demokratik të Shqiptarëve në Malin e Zi.

Nëpërmjet këtij koalicioni, që përfshin dy partitë kryesore shqiptare, synohet shmangia e fragmentimit të trupit elektoral shqiptar në mënyrë që vota shqiptare të jetë më e faktorizuar dhe me më shumë ndikim në jetën politike.

Përçarja politike shqiptare në zgjedhjet e mëparshme parlamentare ka shkaktuar humbjen e mandateve potenciale të cilat do të ishin siguruar nëse ne do të ishim më të bashkuar.

Prandaj përfaqësuesit e Forcës dhe UDSH-së ftojnë edhe aktorët dhe faktorët e tjerë politik shqiptar në vend që për hir të interesit kombëtar, të shmangin dallimet krahinore apo fetare, të lënë mënjanë ambiciet dhe hatërmbetjet personale, dhe të bëhen pjesë e këtij koalicioni.

Shërbimi për informim