Kriza e koalicionit PD-ASH-LDnëMZ: Ku shkojnë të hollat?

0

 

Në mbledhjen e mbajtur mbrëmë, Këshilli Qëndror i PD-së i vuri ultimatum dyjavor Nikë Gjeloshajt dhe ASH-së për lëshimin e vendit të deputetit. Në rast mosrespektimi të këtij afati, PD-ja do ta konsiderojë këtë si shkelje të marrëveshjes dhe shkeputje të njeanshme të koalicionit nga ana e ASH-së.

Por ka edhe më tepër.

Sipas Institucionit Shtetëror të Auditimit (DRI) për vitet 2012 dhe 2013 dhe sipas burimeve të lajm.me për 2014, PD-ja e Fatmir Gjekës u ka borxh të dy anëtarëve të koalicionit, LD në MZ-së dhe Alternativës Shqiptare.

Sipas DRI-së, PD-ja në vitin 2012 ka marrë 11.103,33 EUR nga buxheti i Malit të Zi për mandatin e deputetit, nga të cilat, sipas marrëveshjes së koalicionit, është dashur që LD në MZ-së t’i paguhen 40% ose 4.441,32 EUR, por i janë paguar vetëm 2.400,00 EUR; ndërsa ASH-së është dashur t’i paguhen 30% ose 3.330,99 EUR, por i janë paguar vetëm 1.800,00.

Sipas të njëjtit burim, pra DRI-së, në vitin 2013 PD-së i janë paguar 75.808,32 nga buxheti i Malit të Zi, nga të cilat LD në MZ-së është dashur t’i paguhen 40% ose 30.323,33 EUR, por i janë paguar vetëm 14.6 00.00 EUR; ndërsa ASH-së është dashur t’i paguhen 30% ose 22.742,5 EUR, por i janë paguar vetëm 14.100,00 EUR. Pra, për vitin 2013, borxhi i PD-së ndaj partnerëve të koalicionit ishte 24.365,83 EUR.

Ngjashëm, në vitin 2014, nga 81.756,00 EUR që i janë paguar PD-së nga buxheti i Malit të Zi për mandatin e deputetit, PD-ja i ka paguar LD në MZ-së vetëm 20.000,00 EUR dhe ASH-së vetëm 15.000,00 EUR, duke i mbetur borxh për këtë vit 22.229,2 EUR.

Totali i borxhit të PD-së ndaj partnerëve të koalicionit për 2012, 2013 dhe 2014 është 50.527,35 EUR (LDnë MZ-së 30.827,06 EUR dhe ASH-së 19.700,3 EUR).

Të dhënat mbi pagesat dhe borxhet mund t’i shihni edhe në tabelën më poshtë.

 

Viti I janë paguar PD-së nga buxheti i Malit të Zi I ka paguar LD në MZ-së I ka paguar ASH-së Borxhi ndaj LD në MZ-së Borxhi ndaj ASH-së Borxhi total ndaj partnerëve
2012 11.103,33 2.400,00 1.800,00 2.401,33 1.531,00 3.932,33
2013 75.808,32 14.600,00 14.100,00 15.723,33 8.642,5 24.365,83
2014 81.756,00 20.000,00 15.000,00 12.702,4 9.526,8 22.229,2
Totali 168.667,65 37.000,00 30.900,00 30.827,06 19.700,3 50.527,35

 

Vlerat monetare janë në EUR

Sipas këtyre të dhënave, i bie që PD-ja kërcënon të ndërpresë koalicionin me ASH-në që të mos i kthejë borxhin prej gati 20.000,00 EUR dhe të mos i paguajë të ardhurat për vitin 2015, i cili duhet të jetë rreth 30.000,00 EUR. Gjithashtu, sipas burimeve tona, PD-ja e Fatmir Gjekës do të qetësojë Mehmet Bardhin duke i siguruar vendin e deputetit, si dhe duke i premtuar se të ardhurat e vitit 2015 të cilat duhej t’i shkonin ASH-së, këtë vit do t’i paguhen LD në MZ-së.

Të dhënat për pagesat e viteve 2012 dhe 2013 mund t’i shihni online në faqen e DRI-së, në lidhjet e mëposhtme:

http://www.dri.co.me/1/doc/Izvjestaj%20o%20izvrsenoj%20finansijskoj%20reviziji%20Demokratske%20partije%20za%202012.%20godinu.pdf

http://www.dri.co.me/1/doc/Izvjestaj%20o%20reviziji%20Godisnjeg%20finansijskog%20izvjestaja%20Demokratske%20partije%20za%202013.%20godinu.pdf