KT “Bellevue”: Përfundon turneu për moshat deri në 14 vjeç

0

Në klubin e tenisit “Bellevue” nga Ulqini u mbajt turneu për teniste deri në 14 vjeç. Në turne morën pjesë gjithsejt 38 lojtarë në të dy kategoritë  (djem dhe vajza).

Edhe pse turneu ishte i nivelit republikan , në të morën pjesë edhe lojtarë nga Kosova dhe Maqedonia, të cilët njëkohsisht janë edhe pjesmarrës në kampin e tenisit të organizuar nga Klubi i tenisit “JUG” nga Shkupi.

Rezultatet e turneut :

Në kategorinë e djemve  fitues doli Danilo Raiceviq nga KT “Eminent” Podgoricë

Vendi i dytë Aleksa Krivokapiq nga KT “Dahna”  Podgoricë

Vendin e tretë e ndanë Vuk Vuksanoviq KT “Clay Park” nga Tivari dhe Vedran Radonjanin KT “JUG” prej Shkupit.

 

Në kategorinë e vajzave:

Fituese e turneut u shpalli Edisa Hot nga KT “Clay Park” , Tivar.

Vendi i dytë i takoi lojtares Jana Ognjanoska, KT “JUG” prej Shkupit.

kurse vendin e III e ndanë  Ana Ristevska KT “JUG” prej Shkupit, dhe Jevtovic Nikoleta , nga KT “Clay Park” , Tivar

 

Ishte ky turneu i dytë me radhë në klubin e tenisit “Bellevue”  nga kalendari i Federatës së tenisit të Malit të Zi , kurse aktiviteti i radhës pritet të jetë turneu për grupmoshat deri në 10 vjeç , i cili pritet të mbahet me 11.-12.07.2015

 

Udhëheqsia e klubit te tenisit “Bellevue”  – Ulqin