Kryetari i Zagrebit në paraburgim

0

Duke buzëqeshur para turmës së gazetarëve, kryetari i Zagrebit me automjet të policisë  u mor dje nga selia e Prokurorisë Shtetërore në rrugën Gaj të Zagrebit.

Ai para hetuesve të Uskokut përjashtoi çfarëdo lidhje me korrupsion brenda  udhëheqësisë së komunës dhe holdingut të Zagrebit, shkaku për të cilin të dielën u arrestua së bashku me bashkëpunëtorët e tij më të afërt.

„Ju e dini që unë, me gjithë knaqësi do ndaja mu juve ndodhitë aktuale, por e dini që ligji më ndalon këtë. Nuk mund t’ju them se në çfarë mënyre apo si u mbrojtëm, por atë çfarë mund të ju them është që përjashtuam të gjitha akuzat“, tha avokati i  Bandiqit Kreshimir Krsnik.

Ai gjithashtu  përsëriti supozimin që arrestimi i kryetarit të Zagrebit duhej të ndodhte që të tërhiqte vëmendjen nga „Gjykimi historik që po mbahet në Gjermani“, duke iu referuar proceseve gjyqësore kundër spiunëve jugosllavë dhe atyre kroatë Josip Perkoviqit dhe Zdravko Mustaçasë.

Në pyetjen se a ka arsye që Bandiqi të tregohet i qeshur para gazetarëve, Krsnik u përgjigj: “pranë kuriozitetit të rritur të gazetarëve, për këtë nuk mund të flas tani.“

Edhe pas bastisjes së zyrës së tij gjatë tërë ditës dhe pasi që rreth orës 18:30 e çuan në selinë e Uskokut, për dallim prej të akuzuarve të tjerë, kryetari Bandiq nuk e fshihte fytyrën dhe nuk tentoi të fshihej nga gazetarët dhe objektivët e fotoaparatëve.

Ju përkujtojmë, një ndër arsyet e arrestimit të Bandiqit është siç supozohet edhe financimi i dyshimtë i kampanjës së tij në vitin 2009. por edhe në lidhje me afera të tjera korruptive.