Kryetari i Ulqinit takohet me zyrtarë të Drejtorisë për cështje të inspeksionit  

0

Në kabinetin e Kryetarit Cungu u zhvillua takimi me Drejtorin e drejtorisë për ceshtje të inspeksionit Ali Koshuta, ku u bë fjalë për mënyrën e ndërtimit të objekteve në teritorin e komunës së Ulqinit.

Kryetari Nazif Cungu nënvizoi se në Ulqin duhet ndërtuar objekte të reja që do të jenë në funksion të zhvillimit të qytetit , por ndertimi duhet bërë konform normave ligjore , paralelisht me këtë duhet punuar dhe në infrastrukturë.

Komuna tha Cungu ka synim që të shpejtojë rritjen ekonomike e kur jemi tek kjo dua të theksoj se jemi në process të përpunimit të 19 planeve , përfundimi i tyre ppritet deri në fund të këtij viti.Në takim u tha po ashtu që Komuna pret nga qytetarët që të ndërtojnë konformë planeve e punët e tyre do të përcillen.

Nga ana tjetër edhe Drejtoria për cështje të inspeksionit do të shtojë kontrollet dhe me vëmëndje do të përcjellë punimet ne terren.Në takim u përshëndet puna e komunës së Ulqinit në hartimin e planeve te reja urbanistike .Kur është fjala për zhvillimin urbanistic të qytetit, pritet që në ditët në vijim të zhvillohen diskutime publike e kjo njëherit është dhe ftese për të gjithë qytetarët e interesuar që ti përgjigjen ftesës.