Kryetari i Ulqinit, Nazif Cungu, ngushëllon familjen e Prof.Basri Çapriqit

0

Me rastin e ndarjes së parakohëshme nga jeta të profesorit të njohur nga Ulqini, prof.dr.Basri Çapriqit, ngushëllime familjes i ka shprehur edhe kryetari i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu.

“Sot me dhimbje mora vesh për ndarjen nga jeta të Prof.Basri Capriqit, bashkëvendasit tonë. Me këtë rast i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes së tij. Ne të gjithë vleresojmë kontributin e jashtëzakonshëm të këtij intelektuali,krijuesi dhe studiuesi i cili vite të tëra i dha vlera akademizmit shqiptar. Në takimet e shpeshta kulturore ,cdo herë kemi folur për atë që Ulqinin ta bëjmë qendër të aktiviteteve kulturore mbarëshqiptare.”, thuhet në telegramin e kryetarit Cungu.