Kryetari nuk ndalet. Edhe 3000 euro të tjera për klubin “Karioke” nga Podgorica

0

Sic keni mësuar më parë nga portali ynë, kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka, ka financuar klubin e futbollit “Karioke” nga Podgorica me shumën prej 2500 eurosh.

Mësojmë se kjo nuk ishte pagesa e vetme ndaj ketij klubi, por ekziston edhe një donacion tjetër me vlerë prej 3000 eurosh, po ndaj këtij klubi.

Nuk është e qartë arsyeja e këtyre donacioneve për nje klub sportiv në Podgoricë, kur e dimë që Ulqini kalon një krize financiare kurse sporti ndodhet në pozitë edhe më të veshtirë.

KF “Karioke” është klub privat që fillimisht ka funksionuar si shkollë futbolli për talentet e reja nga Podgorica, kurse aktualisht është I regjistruar si klub futbolli dhe ka ndërtuar terrenin e vet për stërvitje po në këtë qytet. Pronar i klubit është Zoran Mijoviq, njëkohësisht edhe trajner i kombëtares malazeze të futbollit për femra.