Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu, uron nxënësit dhe mësimdhënësit për Vitin e Ri shkollor

0

Sot, në të gjitha shkollat fillore dhe ata të mesme filloi procesi mësimor.Të gjithë nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve, një vit të mbarë dhe me plot suksese i ka dëshiruar kryetari i Ulqinit Nazif Cungu. Në veçanti ai ka uruar fëmijët të cilët ulen për të parën herë në bankat e shkollës.

Komuna e Ulqinit edhe këtë vit ka siguruar librat falas për të gjithë filloristët e shkollave në territorin e komunës tonë.