Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, nesër për vizitë në Ulqin

0

Kryetari i Ulqinit Nazif Cungu dhe bashkëpunëtorët e tij do të presin  nesër  një delegacion   nga Prishtina  të kryesuar nga Kryetari  Shpend Ahmeti. 

Në takim  do të  diskutohet për shkëmbimin e  bashkëpunimit në fusha të ndryshme , ku komuna jonë  mund të  përfitojë  nga praktika prishtinase. Sekretarët  tanë  me homologët   e tyre  do të fokusohen në  planifikimin  urbanistik ,në cështjen e legalizimeve , në  menaxhimin e mbetjeve , por edhe në ceshtje te tjera sic është bashkëpunimi  në fushën e  turizmit , cështja e  parkingut ,por dhe në  mundësinë  e  hartimit të projekteve  të   perbashkëta ndërkufitare IPA , si dhe projektet kulturore dhe sportive.

Pas  takimeve  intenzive  në orën 13 është paralajmëruar  konferencë e përbashkët  me  gazetarë.