Fillimisht kryetari Cungu duke i përshëndetur nënpunësit e Komunës tha se tani kemi një realitet të ri përsa i përket skenës politike. Duke e cilësuar situatën financiare në Komunë dhe në ndermarrjet që financohen nga buxheti si shumë të rënduar – pothuajse alarmante, numri një i komunës shprehu optimizmin e tij se nga kjo situatë mund të dilet. Por, për këtë ai kërkon angazhim të të gjithë të punësuarve, disciplinë dhe punë permanente.
Si prioritare Nazif Cungu veçoi përgatitjen e buxhetit dhe sezonin turistik. Ai tha që dyert e tija do të jenë përherë të hapura për sejcilin punëtorë për çdo ide që ata do të kenë e ështe në interes dhe dobi të qytetit.
Vlerësime të ngjashme dha dhe kryetari i Kuvendit Loro Ndrekiqi . Ai veçoi që në rrugëtimin që na pret mund të llogarisim në përkrahjen e Qeverisë së Malit të Zi. Fillimisht zyrtarët e lartë komunal patën takim me kryeshefat dhe udheheqësit e sekretariateve.
Në adresë të tyre sot kanë mbërritur telegrame të shumta urimi nga kolegë dhe zyrtarë të qytetëve të ndryshme dhe asociacioneve.