Kryetari Gjeka shpenzon 650% më tepër në “promovime” mediatike

5

Ku e çoj kryetari Fatmir Gjeka buxhetin e vitit 2014?

Së shpejti në Kuvendin e Komunës së Ulqinit do të debatohet rreth llogarisë përfundimtare të Buxhetit të Komunës për vitin 2014.

Duke analizuar këtë dokument ju sjellim vetëm disa dukuri dhe krahasime.

Në dikasterin e Kryetarit të Komunës me Buxhetin e vitit 2014, ishin të përcaktuara 225.000,oo EUR, kurse Kryetari shpenzoi 370.000,oo EUR, pra 145.000 EUR-o më shumë.

Për krahasim, në dikasterin e Kryetarit të Kuvendit ishin të përcaktuara 250.000,oo EUR kurse ai shpenzoi 160.000,oo EUR,pra  90.000,oo EUR-o më pak.

Një dukuri tjetër përsa i përket Kabinetit të kryetarit të Komunës janë shpenzimet mediatike dhe promovimet e ndryshme, ku me buxhet ishte e paraparë të shpenzohen 8.000,oo EUR, kurse kryetari shpenzoi 60.000,oo EUR. Plot 52.000,oo më shumë ose 650% më tepër!!

Kryetari do të përballohet në Kuvend me sqarime rreth shpenzimeve marramendëse që ka bërë në vitin 2014, kurse çka ka bërë në vitin 2015 mund vetëm të paramendohet. Mbetet që këtë ta bëjnë të qartë në Kuvend, por mbi të gjitha tia bëjnë të qartë qytetarve të Ulqinit se ku shkojnë paratë nga taksat që i paguajnë Komunës.

5 KOMENTET

  1. Mire ja ban se ata qe e akuzojn me se shumti ja bejne te mundur me shpenzua pa kurrefare llogari dhenje.

  2. Duhen prej dicka me rrnu edhe, Canka… Nelaj… Berjashi… dhe gazetaret tjere te “PAVARUR”

    Na rujt zoti prej ketyne zullumqareve !!

  3. Kesishit i duhen DPS-it. Me na shkatrru ne borxhe sa ma teper, e mas me mujt mi dal zat vetit.. PIH!!

  4. Pushteti, politika, ekonomia, media dhe gjykata janë përgjegjës për këtë hemoragji të rëndë, ku ata vazhdojnë të korruptojnë njëri tjetrin deri në skaj.

Comments are closed.