Kryetari Gjeka priti sot përfaqsuesit e shoqatave artistike që na prezantuan në Gjirokastër

0

Kryetari i Komunës Fatmir Gjeka, priti sot në një takim këngëtaren e re Egzona Salaj, e cila me interpretimin e saj në Festivalin e Gjirokastrës, meritoi çmimin e këngëtares më të mire të këtij festivali.

Më pas u takua edhe me përfaqsuesit e shoqatave që na prezantuan në ngjarjen më të rëndësishme për folklorin shqiptar.

Në takim ishin prezent kryetari i SH.K.A “Tradita” z. Selatin Gjeloshaj, kryetarja e SH.A. “Ana Malit” znj. Luljeta Avdiu Cura, dhe kryetari i SH.K.A “Buzuku” z. Zef Lukiq.

Poashtu në takim morën pjesë edhe interpretuesit e folklorit të Krajës, Naxhie Popi dhe Fadil Velaj, të cilët në Gjirokastër morën çmimin për “ruajtjen dhe interpretimin e folklorit të Krajës”.

Këto  tre shoqeri  shkëlqyen  në  mesin e  80 shoqatave kulturore – artistike ,75  ansambleve  popullore , 36 rapsodëve  34 orkestrave  popullore dhe  morën vlerësimet e jurise  për  ruajtjen e  folklorit  tek  shqiptarët  në Mal të Zi.

Kryetri  Gjeka u shpreh se shoqëritë kulturore-artistike gjithmonë do të kenë përkrahjen e Komunës.

 

k.Ulqinit2