Kryetari Cungu uron muajin e Ramazanit

0

Kryetari i Ulqinit Nazif Cungu , ka uruar besimtarët myslimanë dhe Bashkësinë Islame me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.Në mesazhin e tij ndër të tjera thuhet:

Shpreh besimin se mesazhi i muajit të Ramazanit, që përfaqëson devotshmërinë, humanizmin, solidaritetin dhe përkushtimin për paqe e tolerancë, do të sjellë më shumë bashkëpunim dhe mirëkuptim ndërmjet njerëzve.”  Duke uruar të gjithë besimtarët myslimanë, kryetari Cungu  thekson nevojën për thellimin e bashkëpunimit në realizimin e synimeve të përbashkëta .