Kryetari Cungu uron fillimin e vitit shkollor

0

Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu, ka dërguar mesazh urimi për nxënësit dhe mësimdhënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor. 

Në mesazhin e tij ndër të tjera thuhet :

” Të gjithë nxënësve , mësimdhënësve dhe prindërve i uroj një vit të mbarë dhe të suksesshëm. Një urim të veçantë për të gjithë nxënësit e klasave të para, për ata që fillojnë një etapë të re të jetës së tyre.Uroj që edhe ky vit të jetë një vit i mbarë dhe sukseseve të përbashkëta.”