Kryetari Cungu takoi drejtorin e kompanisë Pizzarotti Montenegro, Antonio Facchinetti.

0

Kryetari Cungu takoi sot drejtorin e kompanisë Pizzarotti Montenegro, Antonio Facchinetti.

Kompania është themeluar në vitin 1910 nga familja italiane Pizzarotti. Ajo operon në më shumë se 20 shtete të botës. Në Mal të Zi është e angazhuar në ndërtimin e kompleksit luksoz Porto Novi në Herceg Novi, Porto Skadar Lake në Liqenin e Shkodrës, teleferikut Kotor – Lovqen si dhe në projekteve tjera.

Kryetari Cungu dhe drejtori Facchinetti rënë dakord që inxhenierët e kësaj kompanie të bëjnë një vlerësim paraprak të projekteve të rrugës me 4 korsi përgjatë Plazhit të Madh dhe urës së re mbi Bunë, si dhe instrukturës të nevojshme për rezortin turistik të paraparë në Mavrian.

Drejtori Facchinetti shtoi se fuqia kryesore e Pizzarotti është në kualitetin e ndërtimit dhe në eksperiencën e saj shumëvjeçare.