Kryetari Cungu priti investitorët e projektit për kompleksin turistik në Plazhin e Madh

0

 

Një grup investitorësh nga Franca, të shoqëruar nga Princ Nikolla Petroviq, janë pritur nga Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu dhe bashkëpunëtorët e tij. Ata kanë treguar interesim për të investuar në fushën e turizmit me impakte të mëdha ekonomike dhe në punësim. Zyrtarët komunal i kanë shoqëruar investitorët në Plazhin e Madh, me ç’rast u prezantua një hapsirë me sipërfaqe 100 mijë m², e paraparë me plan  për këtë fushë. Investitorët kanë mbetur tejet të kënaqur  me ambientin e vizituar  dhe kanë insistuar  në përshpejtimin e  procedurës. Në shoqërinë e investitorëve ishin  dhe përfaqësuesit e NP ,,Të mirat detare”. Përfundimisht, u dakordua që Komuna të ndërmjetësojë që Ministria e Turizmit të hapë konkursin ideor rreth këtij projekti gjigand, ku do të merreshin në konsidetatë dhe propozimet e investitorëve. Kryetari Cungu i falenderoi investitorët  dhe u siguroi  mbështetjen e Komunës në këtë proces.

photo2photo4