Kryetari Cungu i dërgon mesazh ngushëllimi ambasadores Ujehara

0

Kryetari i komunës së Ulqinit Nazif Cungu, i ka dërguar telegram ngushëllimi Ambasadores  së  SHBA-së në Podgoricë Shkëlqesisë  së saj Margaret Ujehara.

Në telegram ndër  të tjera thuhet

“Me lejoni tju shpreh  ngushëllimet  e sinqerta të qytetarëve të Ulqinit dhe të mijat personale  për ngjarjen tragjike të shkaktuar nga  akti barbar në  klubin e natës në Orlando si pasojë e të cilës humbën jetën njerëz të pafajshëm.

Ne, ju shprehim ngushëllimet tona  të sinqerta , dhe në këto momente jemi  pranë familjeve të viktimave , dhe atyre që u plagosën duke u lutur për shërimin e tyre të shpejtë.

Sinqerisht i Juaji

Kryetari i Ulqinit

Nazif Cungu “