Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti priti delegacionin nga Ulqini

0

Kryetari i Forcës së Re Demokratike Nazif Cungu me bashkëpuntorët e tij, zhvilluan një vizitë në Maqedoni, ku u takuan me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmetin.

“Gjatë takimit i bëra një prezantim të gjendjes së shqiptarëve të Malit të Zi dhe zhvillimeve tona të fundit politike. Nga z. Ahmeti mora përgëzime për arritjet e fundit dhe konfirmimin e mbështetjes së tij në përpjekjet e përmirësimit të gjendjes së shqiptarēve të Malit të Zi. Po ashtu diskutuam për nxitjen e investimeve të shqiptarëve të Maqedonisë dhe mbarë diasporës në trojet e banuara nga shqiptarët në Mal të Zi, duke folur konkretisht për potencialin e madh ekonomik që egziston në to. U dakorduam gjithashtu që të nxisim më shumë shkëmbimet në fushën e artit, sportit, arsimit, medias e kulturës.”, thuhet në postimin e kryetarit Cungu në Facebook.