Kryeprokurori Katniq: Po hetojmë Komunën e Ulqinit

0

Kryeprokurori i lartë Milivoje Katniq ka deklaruar se nuk dorëzohet lehtë, dhe se do të vazhdojë luftën kundër atyre që po pengojnë punën e institucionit që ai drejton.

Kjo thotë Katniq nuk do të bëhet për shkak se ato po pengojnë institucionin, por për akte tjera të rënda kriminale. Ai tha se të gjithë zyrtarët e pushteteve lokal që kanë shkelur ligjin do të sillen para drejtësisë, dhe se deri tani , përveç  Budvës dhe Tivarit, janë duke punuar edhe në lëndët e lidhura me  komunat e Podgoricës, Kollashinit, Beranes dhe Ulqinit.

Nga kjo luftë unë do të dal fitues, tha në mes tjerash kryeprokurori Katniq.