Kryepolici i Mitrovicës, Hyseni: Nehat Thaçi do të lirohet së shpejti

0

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës Skënder Hyseni thotë se arrestimi i drejtorit te policisë për rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi, është veprim qesharak i autoriteteve serbe..

Hyseni tha për TV Dukagjinin se tashmë janë marrë të gjitha masat që komandanti i stacionit të Policisë së Kosovës në jug të Mitrovicës, Nehat Thaçi, të lihet i lirë.

Nehat Thaçi u arrestua ditë më parë nga policia serbe, me pretendimin se ka kryer vepra terroriste. Ndërkaq, gjykata e Nishit ka vendosur 30 ditë paraburgim.