Kryengritësit akuzojnë Nrekiqin për lidhje me Kelmendin

0

Grupi i të pakënaqurve në PDS-në e Ulqinit, kanë akuzuar kryetarin e këtij Këshilli Komunal për lidhje me narkobosët, më saktësisht Naser Kelmendin, shkruan “Dan”.

Akuzat janë bërë pas votimit në mbledhjen e KK-së ku Nrekiq u konfirmua si kryetar i ri. Nga të pranishmit 86 kanë përkrahur Nrekiqin kurse 4 kanë votuar kundër.

Muhamet Spuzha, Ilmi Dervishi, Arijan Lamoviq dhe Shefki Lamoviq kanë qenë kundër emerimit të Nrekiq si kryetar i ri. Shefki Lamoviq ka paralajmeruar edhe dorëheqjen nga antarsia në parti, sëbashku me 60 antarët e tjerë të pakënaqur.

Nga ana tjetër Nrekiq i ka mohuar akuzat për bashkëpunim me narkobosët dhe ka paralajmëruar ngritjen e padisë ndaj autorëve.