Kryeministri serb Vuçiq së shpejti viziton Shqipërinë

0
Albanian Prime Minister Edi Rama, center, listens his Serbian counterpart Aleksandar Vucic during a news conference in Belgrade, Serbia, Monday, Nov. 10, 2014. Rama arrived on a two-day official visit to Serbia the first by an Albanian leader in 68 years. (AP Photo/Darko Vojinovic)

Kryeministri serb Aleksandër Vuçiq ka deklaruar sot se do të vizitojë Tiranën më datë 27 maj, duke thënë se vizita në kryeqytetin e Shqipërisë ka një rëndësi të madhe për të.

“Është me rëndësi që secili nga shtetet tona të kontribojë në paqen rajonale, me qëllim që të mos përballemi me ngjarje si ajo e Kumanovës”, deklaroi Vuçiq në një konferencë për mediat.

Vuçiq tha se ngjarje si ajo e Kumanovës duhet të parandalohen, pasi nuk i shërbejnë paqes në rajon.

Kryeministri serb aktualisht po zhvillon disa takime me liderë boshnjakë në Sarajevë.

Dy ditë pas vizitës së tij, me 29 maj, Gjykata e Arbitraritetit Sportiv në Lozanë do të japë verdiktin përfundimtar për ndeshjen Serbi-Shqipëri.