Kryeministri serb Vuçiq, në fund të majit vizitë në Shqipëri

0

Aleksandar Vuçiq do të vizitojë Tiranën në fund të majit, ku do të marrë pjesë në takimin e kryeministrave të vendeve anëtare të Procesit të bashkëpunimit të vendeve të Europës Juglindore, SEECP, nismë e cila kryesohet nga Shqipëria.

Lajmi i bërë i i ditur nga Zëri Amerikës, sipas të cilëve vizita është konfirmuar nga burime diplomatike në Tiranë. Ndërsa mediat serbe shkruajnë se vizita është pohuar edhe nga Kryeministri serb. Vuçiq ka deklaruar se ka pranuar ftesën dhe se do të marrë pjesë edhe në një forum ekonomik që do të mbahet po në datat 27-28 maj, shkruan Zëri Amerikës.

Pavarësisht tensionit të krijuar pas ndeshjes së futbollit mes kombëtares serbe dhe asaj shqiptare, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama zhvilloi në muajin nëntor një vizitë historike në Beograd, e para pas më shumë se 60 vitesh.