Kryeministri Gjukanovic: Biseda me Vuçiç, i thashë të pranojë humbjen e Kosovës

0

Kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, ka deklaruar sot se askush në Mal të Zi nuk ka dashur të dëmtojë Serbinë me pranimin e pavarësisë së Kosovës, por autoritetet në Serbi duhet të kuptojnë se Kosova ishte
betejë e humbur më herët. “Askush në Mal të Zi, duke filluar prej vendimmarrësve, e deri te secili
qytetar, nuk ka pasur qëllim të keq, që me njohjen e Kosovës të dëmtojë Serbinë”, tha Gjukanoviç. Ai theksoi se disa herë i kishte thënë presidentit të atëhershëm të Serbisë, Boris Tadiç, dhe kryeministrit të tanishëm, Aleksandar Vuçiç, se bindja e tij është që Serbia duhet ta pranojë faturën për betejën e humbur të Kosovës. “Kjo betejë për fat të keq është humbur nga gjeneratat e mëparshme, të cilët kanë marrë vendime politiko-shtetërore në Serbi dhe për këtë arsye sugjerimi im për Tadiçin dhe Vuçiçin ishte se për shkak të betejes së hershme të humbur të mos bllokojnë ato mundësitë reale zhvillimore të Serbisë së sotme dhe asaj të ardhshme”, tha Gjukanoviç.