Kroacia voton të dielën

0

Ulje taksash dhe reforma rrënjësore janë premtimet e dy partive të mëdha politike në Kroaci, në përpjekje për të bindur votuesit se ata munden ti japin një qeveri të qëndrueshme pas zgjedhjeve të 11 shtatorit.
Kroatët do ti drejtohen kutive të votimit këtë të dielë pas qeverisë së brishtë të qendrës së djathtë që prodhuan zgjedhjet e nëntorit të vitit të kaluar.
Kabineti i krijuar mes Unionit Demokratik kroat HDZ dhe Partisë Reformatore Most u përfshi shumë shpejt në polemika dhe mosmarrëveshje mbi emërimet e ndjeshme politike, reformat që do të kishin qëllim shkurtimet masive të vendeve të punës në sektorin publik dhe një konflikti interesi që përfshiu ish-liderin HDZ Tomislav Karamarko.
Në këtë situatë me grindje të vazhdueshme, qeveria nuk rezistoi më shumë se 5 muaj.
Aktualisht, në prag të zgjedhjeve, sonazhet i japin një epërsi të lehtë socialdemokratëve të qendrës së majtë krahasuar me konservatorët HDZ të qendrës së djathtë, por jo aq sa duhet për siguruar një mazhorancë të qëndrueshme.
SDP, e cila ka formuar një koalicion parazgjedhor me tre partitë e tjera më të vogla, synon partneritet me partinë e majtë me prirje rajonale IDS
Të dielën do të votojmë dhe e hena do të jetë një ditë pushimi për të gjithë. Sepse ne po shkojmë për një fitore apo e kam gabim, dhe jo për dominim, jo për nëj forcë brutale, jo për shtypje të kulturës dhe për ta vrarë reformën në sistemin arsimor, e cila përfaqëson trurin, shpirtin dhe zemrën e këtij populi” tha lideri i social demokratëve Zoran Milanovic gjatë fushatës elektorale në Zagreb.
Ai kërkoi një tjetër mundësi nga populli kroat, me argumentin se gjatë katër viteve te tyre ne pushtet ata treguan se dinë të qeverisin .
Ndërkohë, HDZ shfaqet si një parti e rifreksuar me ndryshimin e liderit të saj Andrej Plenkovic, i cili ka një fokus maksimal në premtime konkrete.
“Unë dua që ne të përfundojmë periudhën e tranzicionit, në mënyrë që tre vjet pas hyrjes në bashkimin eropian të marrim në dorë frenat e vednit, të përmirësojmë gjendjen ekonomike dhe atë sociale, tha ai, duke premtuar një rritje ekonomike prej 5 përqind deri në 2020 nga 2.5 që është aktualisht.
Sipas sondazheve të fundit, partitë e vogla do të kenë sërish rol kyç në këto zgjedhje, pasi dy partitë kryesore do ët grumbullojnë me vërshtirësi rreth 30% të votave. Kurse analistët mendojnë se zgjedhjet e të dielës do të kenë një rezultat të ngjashëm me ato të 2015, duke parashikuar një periudhë të re jostabiliteti në vendin me 4.5 milionë banorë.