Krizë politike në Tivar

0

Përcarja e Partisë Socialdemokrate ka sjellur jo pak telashe për ushtruesit e pushtetit në komunën e Tivarit.
Sipas informatave të portalit tonë, partia më e madhe, PDS me 13 mandate, nuk po arrin të formojë një shumicë stabile në Kuvend.
PSD para ndarjes kishte 8 mandate, por ato tani janë ndarë dysh, 4 kanë kaluar me partinë e re Socialdemokratët.
Këto të fundit janë të gatshëm të përkrahin PDS-në por jo edhe ish kolegët e tyre.
Burimet e portalit tonë thonë se PDS po tenton të largojë nga pushteti PSD-në, dhe ka për qëllim formimin e një shumice ku do të merreshin pjesë edhe partitë e pakicave.
Për të formuar shumicën në Kuvendin e Tivarit duhen 19 gishta, cka për momentin nuk është e mundur.
Ka gjasa që edhe Mali i Zi Pozitiv ti kycet shumicës së ardhshme, por për momentin bisedat janë vetëm joformale.
Koalicioni shqiptar ka vetëm një mandat në komunën e Tivarit, falë tendencës së shqiptarëve të kësaj komune që të votojnë partitë malazeze.
Kuptohet që si shpërblim kanë marrë zero investime serioze dhe përqeshje institucionale në formën e kishës në Rumi dhe të tjerave në ndërtim e sipër rreth Liqenit të Shkodrës.
Si do të shkojnë bisedimet vështirë të thuhet, por në rast dështimi zgjedhjet e reja janë mundësi reale.