Krivokapiqit nuk i takon të flasë për satelitë

0

Pas deklaratave te partive te pakicave ne Kuvendin e Malit te Zi se do te votojne për shkarkimin e tij,  Ranko Krivokapiq deklaroi se ata jane rrjete satelitore dhe falsifikim i PDS-it.

Këto deklarata  kanë  shkaktuar reagimin e te gjitha partive te pakicave duke e akuzuar  ashpër kryeparlamentarin. Deputeti i Forcës Genci Nimanbegu për RTCG-në tha se atij nuk i takon një gjuhë e tillë, dhe se Krivokapiq nuk e kishte këtë qëndrim atëherë kur u votua në postin e Kryetarit ë Kuvendit nga pakicat.

Suljo Mustafiq nga Partia Boshnjake tha se Krivokapiq kurrë nuk ka dalë i vetëm në zgjedhje dhe se karrierën e vet politike ia detyron komplet PDS-së.