Kristiano Ronaldo fitues i Topit të Artë 2014!

0

Sonte në Zyrih të Zvicrës u mbajt ceremonia e ndarjes së cmimeve më prestigjioze në sportin e futbollit, Topi i Artë.

Në fillim të kësaj ceremonie u shpall 11-ja më e mirë e vitit të kaluar. Përvec atyre që priteshin të ishin në këtë grup si Serhio Ramos, Ronaldo , Messi, pati edhe surpriza si David Luiz, cka u quajt skandaloze nga disa komentatorë të rrjeteve televizive.

11-ja më e mirë është: Manuel Nojer (Bajern Mynih); Serhio Ramos (Real Madrid), David Luiz (PSZH), Tijago Silva (PSZH), Filip Lam (Bajern Mynih); Toni Kros (Real Madrid), Anhel Di Marija (Mancester Junajted), Andres Inijesta (Barselona); Kristijano Ronaldo (Real Madrid), Lionel Mesi (Barselona), Arjen Roben (Bajern Mynih).

_80220291_forwards_afp

Trajneri më i mire u shpall trajneri i kombëtares Gjermane Joakim Lev, i cili triumfoi para Karlo Ancelotit dhe Diego Simeones.

_80220733_joachim_loew_getty

Cmimi Ferenc Pushkash shkoi në duart e Hames Rodrigez për golin më të bukur në vitin e kaluar, kurse Topi i Artë për futbollisten më të mirë i takoi Nadine Kesler, lojtares së Volfsburgut dhe kombëtares Gjermane.

_80215456_ballondor

Me padurim u prit shpallja e futbollistit më të mirë, ku në konkurencë ishin Lionel Mesi, Kristiano Ronaldo dhe portieri Manuel Nojer.

Në fund nuk pat surpriza, Topi i Artë për futbollistin më të mirë në vitin 2014 i takoi Christiano Ronaldos.

Ai pati një statistikë të shkelqyer vitin e shkuar.Në 51 ndeshje shënoi 56 gola për Real Madridin dhe pati 21 asiste për gol. Fitoi Ligën e Kampioneve, Supërkupën e Europës, Kupën e Mbretit dhe Kampionatin Botëror për klube.

 

 

_80201585_ronaldo_3