Kriporja qet në shitje 3.000 ton kripë

0

Menaxhimi administrativ i Kripores ka nisur procedurën e shitjes së rreth 3.000 ton  kripë, e cila ndodhet në rezervat e fabrikës.

Çmimi për ton është 39 euro pa llogaritur tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH).

Nga udhëheqja  njoftohet se sasia e llogaritur e kripës është rreth tre mijë ton, kurse sasia e saktë do të përcaktohet nga peshimi.

Të gjitha palët e interesuara mund ti paraqesin ofertat e tyre deri më 20 tetor në orën 11.00 në Regjistrin e Gjykatës Ekonomike, kur edhe do të hapen.

Drejtori administrativ brenda tetë ditëve të ardhshme do të bjerë vendimin për ofertuesin më të mirë dhe do të shpallë atë si blerës brenda 15 ditëve të ardhshme.  Ofertuesi më i mirë duhet të lidhë kontratën dhe të paguajë çmimin e blerjes minus shumën e depozituar.

Ofertuesi është i detyruar të ofrojë një çmim të blerjes për ton përjashtuar TVSH-në. Preferencë do të jepet blerësit i cili ofron cmimin më të lartë të shitjes për ton.

Të drejtë për të marrë pjesë në ankand kanë të gjithë individët dhe kompanitë vendase që kanë paguar depozitin pjesmarrës në vlerë prej 5.000 euro.

Dëshmia mbi pagesën e depozitës duhet të vihen në dispozicion drejtorit administrativ para hapjes së ofertave të tenderit.