Kriporja në tender për të 14-tën herë

0

Komedia e shpalljes së tenderit të ri për shitjen e Kripores do të vazhdojë edhe më tej. Drejtori administrativ Ognjen Jovoviq, ka deklaruar për mediat malazeze se procedura e administrimit në Kripore vazhdon, megjithë dhënien e saj me qira tek “Parqet Kombëtare”.
Cmimi i ri do të jetë rreth 10 milion më i ulët se ai i tenderit të mëparshëm, afër 150 milion euro.
Duke pasur parasysh se Kriporja pritet të shpallet zonë e mbrojtur, ku nuk do të lejohen ndërtime që rrezikojnë biodiverzitetin e saj, do të ishte cudi që dikush të ofrojë edhe 150 herë më pak se vlera e tenderit.

Vendimi që zona e Kripores të shpallet zonë me rëndësi të vecantë dhe të mos lejohet ndërtimi ndodhet para Gjykatës Kushtetuese, pasi ligjshmërinë e këtij vendimi e diskuton Eurofondi, pronar i të cilit ështe Vesko Baroviq.
Ky vendim u pru në Kuvend me ndryshimin e Planit Hapsinor deri ne vitin 2020, dhe u votua me votat e opozitës dhe PSD-së.
PDS ishte kundër.