Kriporja: Në tender për shitjen e kripës u paraqitën dy oferta

0

Drejtori administrativ i Kripores së Ulqinit, Ognjen Jovoviq, tha për agjensinë Mina-business se në tenderin për shitjen e rezervave të kripës kanë ardhur dy oferta.
Njëra për blerjen e 200 deri në 300 ton, kurse tjetra për 100 ton.

Të dyja kompanitë kanë ofruar cmimin fillestar prej 39 euro për ton, i cili ishte edhe kusht i tenderit.
Rezervat e kripës janë rreth 3 mijë ton.
Kriporja në fillim të muajit ka hapur edhe tenderin për shitjen e vetë kompanisë për 149 milion euro, i cili përfundon të hënën.
Jovoviq tha se deri tani nuk ka pasur të interesuar dhe se as nuk pret dicka spektakulare në këtë drejtim.