Kriporja: Kripa shitet, punëtorët nuk shohin as një cent

0

Nga Kriporja u Ulqinit dje kanë dalur 14 maune me kripë, çka ngjalli revoltën e ish punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje, shkruan “Vijesti”.

Njëri nga sindikalistët, Nikola Çilingiri, u kë bërë thirrje kolegëve të vet që sot të bllokojnë hyrjen në Kripore dhe në këtë mënyrë të ndalojnë qëllimet e pronarit të shesë mundin e tyre.

“Ato rezerva ishin garancia jonë që të paktën të na paguhen kontributet.”, tha Çilingiri.

Sipas tij, punëtorëve këto kontribute nuk u janë paguar për pesë vjet e gjysëm.

Drejtori administrativ Ognjen Jovoviq ka refuzuar ti komentojë thëniet e Çilingirit.

Nga viti 2003 Kriporja ndodhet në pronësi të Eurofondit, që kontrollohet nga biznesmeni Veselin Baroviq dhe njerëz të afërt me të.