Kriporja e Ulqinit: Shitja pret vendimin për pronësinë e tokës

0

Kriporja e Ulqinit nuk do të shpallë thirrje për shitjen e saj deri në vendimin e Këshillit për Privatizim në lidhje me pronësinë e tokës, thuhet nga udhëheqësia administrative e ndërmarrjes.

Sipas tyre, ky vendim është i përkohshëm deri në zgjidhjen e çështjes së pronësisë së tokës. Nëse Këshilli për Privatizim vendos se për Kriporen është paguar shuma e drejtë gjatë procesit të privatizimit, atëherë pronari më i madh i saj Eurofondi, do të fitojë 14 milion metër katërorë të paguar me një shumë qesharake.

Toka e Kripores është nën hipotekën e bankave ku pjesën më të madhe të kredisë e ka Prva Banka, pronar i së cilës është vëllau u kryeministrit Gjukanoviq, i cili është edhe kryetar i Këshillit të Privatizimit.