Kriporja e Ulqinit: Prej vitit 2005 borxhi është rritur mbi 7 milionë euro

0

Borxhi i Kripores së Ulqinit në vitin 2005 ishte vetëm 271.962 euro, kurse në vitin 2013 ai arriti shifrat e 7.965.928 euro.

Deri tek këto të dhëna erdhi organizata joqeveritare MANS dhe i publikoi gazeta “Dan” në numrin e sotëm.

Borxhi u rrit me kreditë e marra nga Prva Banka dhe Banka Komericale Malazeze nga Eurofondi, me arsyetimin e investimit në prodhim, kurse si garanci u dha toka e Kripores përfshirë edhe bazenet, të cilën ata as nuk e kishin në pronësi.

Edhe pse ndërmarrja nuk ka të drejtë pronësie mbi pasurinë e Kripores, por vetëm të drejtë përdorimi, ato prej viti 2012 vazhdimisht shpallin shitjen e saj, e cila kuptohet cdoherë përfundon pa oferta.