Krimet e luftës në Rozhajë: Padi ndaj Ushtrisë së Serbisë dhe Malit të Zi

0

Komiteti i juristëve për mbrojtjen e drejtave njerzore në Mal të Zi ka ngritur në Gjykatën e Lartë padi për krimet e luftës në Rozhajë në vitin 1999, njofton “Vijesti”.

Kjo padi, e nënshkruar nga dejtori ekzekutiv i këtij komiteti avokati Velija Muriq, është ngritur ndaj ushtarëve të paidentifikuar të Ushtrisë së Serbisë dhe Malit të Zi.

Ky komitet i akuzon se në periudhën prej marsit deri në qershor 1999 në zonën ndërmjet malit Hajla dhe fshatrave Besnik, Balotiq, Dacaj, Bukel i Naltë dhe i Poshtëm, Police dhe Kalugjerski Laz, pa arsyetim valid dhe të nisur vetëm nga shkaqe nacionaliste, me armë dhe mjete tjera kanë kryer vrasjet e Sokol Lajçit, Ram Lajçit dhe Tone Hysajt në malin Hajla.

Në të njëjtën ditë të akuzuarit pa kurrfarë arsgyetimi kanë hapur zjarr mitralozi dhe armatimet tjera në kolonën e refugjatëve në vendin e quajtur Kalugjerski Laz. Nga kjo kanë mbetur të varrosur Mus Lajçi, Haxhi Ahmeti, Halil Brahimi, Gani Nikçi, Shpresa Zogaj  dhe Hatmone Bajraktari.

Gjithashtu, sipas akuzës, me ditë të tëra kanë keqtrajtuar Ali Beqirin, duke e mbajtur të lidhur për pemë dhe ushtruar dhunë fizike.

Të gjitha këto plotësojnë kushtet që të karakterizohen si krime të luftës ndaj popullatës civile, thuhet në akuzën e nënshkruar nga Muriq.

Nga komiteti theksojnë se hetimi i mëparshëm është kryer në mënyrë sipërfaqsore dhe se një numër i madh i dëshmitarëve nuk janë ndëgjuar fare.